AIDA shpall fituesit e “Fondit 2024”

AIDA shpall fituesit e “Fondit 2024” 🎉
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizoi sot eventin për shpalljen e fituesve të “Fondit 2024”, duke prezantuar publikisht përfituesit dhe projektet e tyre inovative. Aktiviteti kishte për qëllim informimin e fituesve mbi detyrimet e tyre dhe hapat e mëtejshëm për zbatimin e suksesshëm të projekteve të financuara nga AIDA.
Eventi u hap me fjalët përshëndetëse të znj. Laura Saro, Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, dhe z. Sokol Duma, Zv/Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilët inkurajuan mbi 100 fituesit për të ndjekur me përkushtim zbatimin e projekteve të tyre, duke theksuar rëndësinë e përdorimit efektiv të fondeve për arritjen e rezultateve të dëshiruara. Z. Duma theksoi ndër të tjera se ministria ka në fokus ndihmën ndaj NMVM-ve, duke qenë se janë themeli i ekonomisë shqiptare. Znj. Saro shprehu gatishmërinë e AIDA për mbështetjen në vijim të NMVM-ve.
Eventi përfundoi me një sesion diskutimesh të hapura mes përfaqësuesve të AIDA-s dhe fituesve, duke promovuar një komunikim të vazhdueshëm dhe të qartë për implementimin e suksesshëm të projekteve të financuara. Fituesit morën mbështetje praktike dhe këshilla konkrete për të siguruar që fondet të përdoren në mënyrë të efektshme dhe që objektivat të arrihen sipas planifikimeve.
Kjo mbështetje me fonde e bizneseve, shënon një hap të rëndësishëm në përmbushjen e misionit të AIDA-s për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e NMVM-ve.
BACK TO NEWS