AIDA vijon me nismën “Investor Support Day,” dhe këtë rradhë bashkoi investitorët italianë, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë me të cilat ata ndeshen në Shqipëri
AIDA vijon me nismën “Investor Support Day,” dhe këtë rradhë bashkoi investitorët italianë, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë me të cilat ata ndeshen në Shqipëri. Së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja, Zëvendës Ministrin e MEKI, z. Sokol Duma, Zëvendës Ministrin e Financave, znj. Vasilika Vjero, Drejtorin e AKPA, z. Klevis Hysa dhe Zëvendës Ambasadorin e Italisë, z. Stefano Salmaso theksuam rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për investimet italiane në Shqipëri, që zenë sot vendin e dytë.
Në fokus të këtij takimi ishte bashkëbisedimi me investitorët, ku ata patën mundësinë të sugjeronin dhe adresonin çështjet e rëndësishme për ta në kuadër të përmirësimit të klimës së investimeve. Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, krahas ofrimit të mbështetjes së AIDA për investitorët, bëri me dije të pranishmit se shumë shpejt AIDA do të ofrojë një aplikacion mobile të dedikuar për investitorët ekzistues në Shqipëri. Ndërsa ministri z. Blendi Gonxhja, siguroi për investitorët përpjekjet maksimale nga MEKI për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.