AIDA VIJON PËRGATITJET PËR FUTURE HOSPITALITY FORUM

📰 AIDA VIJON PËRGATITJET PËR FUTURE HOSPITALITY FORUM
Në kuadër të përgatitjeve për Future Hospitality Forum 2026, sot në zyrat e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) u zhvillua një takim me përfaqësues të bizneseve shqiptare që kanë projekte turistike në zhvillim.
Qëllimi i takimit ishte njohja e kompanive me hapat dhe standardet e duhura për të prezantuar projektet e tyre para markave ndërkombëtare hoteliere, të cilat do të jenë të pranishme më 2 Tetor 2026 në forum.
AIDA po vijon të afrojë projektet shqiptare me operatorë dhe brende ndërkombëtare, duke krijuar hapësira për kontakte, bashkëpunime dhe mundësi të reja investimi.
📅 2 Tetor 2026 | 📍 TKOB, Tiranë
BACK TO NEWS