AIDA x AIC x BASHKITË VJEN NË ELBASAN!

AIDA x AIC x BASHKITË VJEN NË ELBASAN!
Fushata kombëtare vazhdon me takimin e radhës në Elbasan!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, ftojnë komunitetin e biznesit në një takim informues për të sjellë më pranë sipërmarrjeve shërbimet, instrumentet dhe mundësitë konkrete për zhvillim.
Një format interaktiv dhe diskutim i hapur, ku bizneset njihen nga afër me shërbimet e AIDA-s dhe AIC-së, shprehin nevojat e tyre dhe marrin orientim të drejtpërdrejtë nga institucionet.
📍 Bashkia Elbasan, Salla Multifunksionale, kati IV
📅 19 Nëntor 2026
🕙 Ora 10:00
Nga nevoja e biznesit te mundësia. Nga potenciali lokal drejt tregjeve të reja.
AIDA x AIC x Bashkitë — më pranë biznesit, më pranë mundësive.
BACK TO NEWS