AIDA zhvilloi një takim për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit me General Assembly dhe partnerët e saj ndërkombëtarë
AIDA zhvilloi një takim për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit me General Assembly dhe partnerët e saj ndërkombëtarë, në funksion të zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe rritjes së atraktivitetit të Shqipërisë për investime.
General Assembly, në partneritet me Albanian-American Development Foundation (AADF) dhe Protik Innovation Center, ka nisur një bashkëpunim strategjik trevjeçar për zhvillimin e aftësive digjitale në Shqipëri, duke ofruar programe trajnimi në fusha si inteligjenca artificiale, zhvillimi i programeve dhe teknologjitë e edukimit.
Në këtë kuadër, u diskutua roli i mundshëm i AIDA-s në mbështetjen e këtij ekosistemi përmes promovimit të Shqipërisë si një destinacion konkurrues për investime në sektorin e teknologjisë dhe zhvillimit të aftësive, si dhe në krijimin e urave lidhëse midis talenteve lokale dhe tregut ndërkombëtar të punës.

