AIDA zhvillon takim me kompaninë hollandeze Visscher-Caravelle 

AIDA zhvillon takim me kompaninë hollandeze Visscher-Caravelle
AIDA mirëpriti investitorët hollandezë të Visscher-Caravelle, kompani e njohur në industrinë automotiv dhe furnizuese e nivelit Tier 1 për prodhuesit kryesorë të makinave si Renault, Mercedes Benz, etj.
 Që prej 2019, AIDA ka asistuar këtë kompani në planet për të investuar në Shqipëri me një fabrikë për prodhimin e tapicerisë së automjeteve.
 Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkisë Tiranë, duke diskutuar për zonën e lirë ekonomike TEDA Tirana. Visscher-Caravelle shprehu interes për të qenë pjesë e thirrjes për kompani të reja në këtë zonë.
 Diskutimet u fokusuan tek mundësitë që ofron Shqipëria në sektorin e zonave të lira ekonomike dhe teknologjike.
BACK TO NEWS