Aktiviteti “GLOBAL G.A.P. TOUR 2019”,Tiranë, Shqipëri

Shqipëria ka një sektor në rritje të agrobiznesit dhe kushte të favorshme klimatike që e bëjnë tërheqëse për blerësit e Evropës Perëndimore. Por për të hyrë dhe bere pjese e zinxhirit te furnizimit të BE-së, prodhimet bujqesore shqiptare do të duhet të rrisin konkurrencën e tyre duke përmbushur kërkesat e sigurta dhe të qëndrueshme bujqësore.

Në këtë kuadër Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë (MARD) , RisiAlbania dhe AIDA , kanë kënaqësinë për të njoftuar të merrni pjesë në turin e GLOBAL G.A.P ( G.A.P. GLOBAL TOUR) . Turneu është një mundësi e përkryer për t’u takuar me drejtuesit dhe pronarët e njërës nga standardet më të mëdha në botë dhe për të mësuar prej tyre se si ta zhvilloni biznesin tuaj në periudhen e ardhshshme.

Ju ftojme të bashkoheni me ne në GLOBALG.A.P. TOUR 2018 në Tiranë, që zhvillohet në Shqipëri më 16 mars 2019.

Aktiviteti organizohet në Expocity dhe gjatë panairit Agrotech 2019 , GLOBALG.A.P. TOUR do të ofrojë informata të dobishme për agro- grumbulluesit, eksportuesit, prodhuesit, kooperativat, supermarketet, konsulentët dhe organet e certifikimit të frutave dhe perimeve. Do të jetë gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të krijuar lidhje dhe kontakte me partnerët e biznesit dhe ofruesit e ndryshëm të shërbimeve.

Pjesëmarrësit do të mësojnë rreth standardeve te GLOBALG.A.P. si të rritet siguria e ushqimit dhe standardet në rajon, si të zbatohet standardi në kontekstin shqiptar, dhe kërkesat e tregut ndërkombëtar

Data: 16 mars 2019
Vendi: Tiranë, Shqipëri
Vendi: Ekspozita
Gjuha: Anglisht me përkthim të njëkohshëm në gjuhën shqipe
Tarifa: Pa pagesë

GlobalG.A.P sapo ka publikuar lidhjen https://www.globalgap.org/uk_en/media-events/tour/tour-2019/për regjistrimin e pjesëmarrësve në kete aktivitete te rendesishem. Duke qenë se interesi për këtë event është i lartë , ne jemi duke rezervuar që tani vendet për sipërmarrjet shqiptare ndaj lutemi konfirmimin tuaj sa më parë në adresën info@risialbania.al ose mund të regjistrohen duke kontaktuarpellumb.qoseja@aida.gov.a

BACK TO NEWS