Bëhuni pjesë e eventit “Artigiano in Fiera” 30 November – 8 December 2019, Fieramilano Rho-Pero. Itali

Zhvillohet për të 24 vit radhazi eventi “Artigiano in Fiera”, më datat 30 nëntor – 8 dhjetor 2019, Itali. Ky event është një ngjarje e rëndësishme e industrisë ndërkombëtare që ka festuar dhe promovuar krijimet e artizanëve me produkte autentike, origjinale dhe cilësore .

Artigiano in Fiera do të mbledhë një numër të madh ekspozuesish dhe vizitorësh nga shumë vende të botës, të cilët do të paraqesin krijimet e tyre artizanale. Eventi paraqet një mundësi të jashtëzakonshme përsa i përket mbulimit të tregut, dukshmërisë dhe prezencës. Ngjarja i ofron kompanive pjesëmarrëse mundësinë për të rritur dhe promovuar aktivitetin e tyre, me qëllim konsolidimin ose krijimin e tregut të tyre të referencës.

Ky event përfaqëson platformën ideale për të tregtuar, zhvilluar marrëdhënie të reja biznesi dhe nënshkruar kontrata. Behu pjesë… prek tregun, testoje atë dhe prezanto veten! Për më shumë informacion, mund të vizitoni linkun: https://artigianoinfiera.it/en/to-exhibit/

BACK TO NEWS