Bëhuni pjesë e eventit b2fair ICT Spring2020, Luksemburg, 15-16 Shtator 2020

Enterprise Europe Network (EEN- Albania) dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të bëheni pjesë e eventit b2fair ICT Spring2020, i cili do të zhvillohet në datat 15-16 Shtator 2020 në Luksemburg.

ICT Spring 2020 është një ndër konferencat më të mëdha globale të teknologjisë, në të cilën marrin pjesë një numër i lartë pjesëmarrësish ndërkombëtarë për të ekspozuar trendet dhe inovacionet më të fundit, si edhe për të gjetur partnerë të rinj biznesi në sektorin ITC.

Përgjatë eventit do të organizohen takime biznesi me fokus katër (4) temat: Fintech, AIand Digital, Space, Cyber Security duke mundësuar për kompanitë pjesëmarrëse krijimin e marrëdhënieve dhe gjetjen e partnerevë të rinj në sektorin ICT në Europë dhe më gjerë, si edhe njohuri për zhvillimet më të fundit në inovacion dhe teknologji.

Për më shumë informacion mbi eventin dhe regjistrimin vizitoni faqen zyrtare: https://www.b2fair.com/ictspring2020/Home/Index/1 ose kontaktoni në adresën e emailit: info@aida.gov.al

BACK TO NEWS