BERZH prezanton programin për këshillim dhe trajnim online për bizneset
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH), prezanton një program pa pagesë për këshillim dhe trajnim online, për t’i ardhur në ndihmë sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, që po përballen me ndikimet ekonomike të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Ky program është pjesë e platformës së Bankës, Akademia “Know How”, një platformë informative ku sipërmarrësit mund të përftojnë këshilla praktike, materiale trajnimi apo konsulencë mbi menaxhimin e krizës nga ekspertë të industrisë.
Programi do të përqëndrohet në pesë shtylla kryesore biznesi:
Klientët dhe furnitorët tuaj
Bazat e administrimit financiar
Financimi i kompanisë tuaj
Stafi juaj – aseti juaj kryesor
Sfidat e menaxhimit dhe drejtimit
Të gjitha modulet e trajnimit dhe informacionet do të ofrohen në arabisht, anglisht, rusisht, turqisht dhe gjuhën ukrainase.
Për më shumë informacion drejtohuni në: https://www.ebrd.com/…/ebrd-launches-online-learning-resour… ose na shkruani në adresën zyrtare: info@aida.gov.al
Për tu bërë pjesë e programit regjistrohuni në: https://www.ebrdknowhowacademy.com/learn
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve,
Tiranë 28.05.2020