BIOFACH – Panairi i produkteve organike 17 – 19 Shkurt 2021, Nuremberg, Gjermani

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), informon se në datat 17- 19 Shkurt 2021 do të zhvillohet online panairi i produkteve organike BIOFACH.

Ftohen sipërmarrjet shqiptare që operojnë në sektorin organik, të bëhen pjesë e panairit kryesor të Tregtisë Botërore për Ushqimin Organik, i kombinuar me panairin VIVANESS, i cili është Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë për Kujdesin Personal Natyror dhe Organik, ku këtë vit për shkak të pandemisë do të zhvillohet online.

BIOFACH është një nga panairet më të rëndësishme në sektorin organik, i cili mundëson për bizneset bashkëpunime dhe shtrirje në tregjet e huaja, si edhe mundësi për nënshkrimin e kontratave të reja dhe krijimin e partneriteteve me kompanitë pjesëmarrëse.

Afati i regjistrimit në panair nëpërmjet platformës online është data 25.01.2021.

Për më shumë informacion mbi panairin dhe mënyrën e regjistrimit vizitoni faqen zyrtare të panairit https://www.biofach.de/en

BACK TO NEWS