BIOFACH – Panairi i Ushqimit Organik, 12 – 15 Shkurt 2020, Nuremberg, Gjermani

Ftohen bizneset shqiptare të bëhen pjesë e panairit kryesor të Tregtisë Botërore për Ushqimin Organik , i kombinuar me panairin VIVANESS, i cili është Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë për Kujdesin Personal Natyror dhe Organik.

BIOFACH zhvillohet për të 30-ën herë radhazi dhe mund të shihet përsëri si një histori suksesi e jashtëzakonshme. Ky event me një pjesëmarrje të lartë, do të jetë një ngjarje e rëndësishme biznesi, i cili do të krijojë mundësi për bashkëpunime dhe shtrirje në tregjet e huaja.

Në këtë event takohen të gjithë klientët, furnitorët dhe partnerët e rinj të mundshëm. BIOFACH është një mundësi e artë, pasi këtu furnizimi plotëson kërkesën, si për vizitorët ashtu edhe për kompanitë ekspozuese. Prodhuesit do të ekspozojnë dhe prezantojnë produktet e tyre për të gjithë komunitetin,si edhe do të vëzhgojnë e analizojnë tregun.

BIOFACH ofron informacione të gjera në lidhje me sektorin organik, së bashku me panairin VIVANESS, i cili ofron njohuri për zhvillimet aktuale në sektorin e kozmetikës natyrore. Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://www.biofach.de/en/opening

BACK TO NEWS