BRIDGE2EU | Workshop III – MENAXHO

🇪🇺 BRIDGE2EU | Workshop III – MENAXHO
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Brain Nest Institute, zhvilloi Workshop-in III të programit BRIDGE2EU – From Local Potential to European Opportunities, me fokus menaxhimin e projekteve të financuara nga BE-ja.
🎯 Workshop-i u drejtua nga tre ekspertë, të cilët trajtuan:
🔹 Enxhi Lipa | Founder & CEO, Brain Nest Institute: Menaxhimi i Projekteve të BE-së: Cikli i zbatimit, marrëveshjet e grantit, planifikimi i aktiviteteve, monitorimi i rezultateve dhe raportimi.
🔹 Valmira Kallushi | Eksperte e Menaxhimit Financiar: Menaxhimi Financiar: Planifikimi dhe monitorimi i buxhetit, kostot e pranueshme, dokumentacioni financiar, Cash Flow, raportimi dhe auditimi.
🔹 Migena Kalthi Karaj | Eksperte e Prokurimit dhe PRAG: Prokurimi në Projektet e BE-së: Parimet dhe procedurat PRAG, llojet e kontratave, dokumentacioni i tenderimit, vlerësimi i ofertave dhe kontraktimi.
💡 Përmes shembujve praktikë dhe diskutimeve, pjesëmarrësit u njohën me instrumentet kryesore për një menaxhim profesional, transparent dhe efektiv të fondeve europiane.
🚀 Dëshironi të përgatisni biznesin tuaj për mundësitë e financimit nga BE-ja?
Ndiqni aktivitetet e radhës të BRIDGE2EU dhe bëhuni pjesë e një rrugëtimi që e kthen potencialin e biznesit tuaj në mundësi konkrete zhvillimi!
BACK TO NEWS