Delegacioni Rumun i Biznesit zhvillon një vizitë në Tiranë

Përgjatë datave 15 – 16 Maj, një delegacion i përbërë nga biznesmenë rumunë vizituan Shqipërinë dhe patën mundësinë të zhvillonin takime pune me përfaqësues të dhomave të tregëtisë dhe autoritete shtetërore, duke përfshirë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni rumun zhvilloi një takim pranë zyrave të AIDA. Në këtë takim u diskutua mbi panoramën e përgjithshme të investimeve në Shqipëri, ku u dhanë informacione mbi infrastrukturën e vendit, regjimin e taksave, kualifikimin e forcës punëtore dhe lehtësirat fiskale dhe ekonomike që parashikohen për investitorët e huaj. Gjithashtu delegacioni u prezantua me mundësi konkrete investimi në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke theksuar rolin e AIDAs, si institucion lehtësues dhe mbështetës në realizimin e këtyre investimeve.

BACK TO NEWS