“Ditët e Bujqësisë 2023”, Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë së Qëndrueshme, Blegtorisë, Peshkimit dhe Inovacionit

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mori pjesë në panairin “Ditët e Bujqësisë 2023”, Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë së Qëndrueshme, Blegtorisë, Peshkimit dhe Inovacionit. Ky panair u  zhvillua në datat 27 – 29 Prill 2023, në Lushnjë, i organizuar nga Iceberg Exhibitions.

AIDA në këtë panair promovoi sektorin e bujqësisë dhe produktet 🇦🇱 Made in Albania, duke informuar bizneset dhe palët e interesuara mbi shërbimet dhe asistencën që ofron, si edhe mundësinë për bashkëpunim dhe partneritet me pjesëmarrësit.

Panairi ofroi mundësi për të gjithë agrobizneset që të krijonin kontakte me blerës, bashkëpuntorë ndërkombëtarë dhe vendas apo ekspertë të sektorit, por edhe të njiheshin me teknologjitë më të fundit që ju duhen për të zhvilluar biznesin e tyre.

BACK TO NEWS