Drejt një ekonomie më gjithëpërfshirëse: fokus tek sipërmarrja e grave

Drejt një ekonomie më gjithëpërfshirëse: fokus tek sipërmarrja e grave
Në ambientet e Xheko Imperial Hotel u zhvillua sot aktiviteti “Tryezë Konsultative me Palët e Interesit për Sipërmarrjen e Grave në Shqipëri”, i organizuar nga UN Women Albania me mbështetjen e UK Embassy in Albania dhe në bashkëpunim me Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit. Aktiviteti mblodhi përfaqësues nga institucionet publike, sektori privat, shoqëria civile, institucionet financiare dhe sipërmarrëse gra, duke u fokusuar në identifikimin e barrierave dhe hartimin e rekomandimeve konkrete për politika më gjithëpërfshirëse.
Aktiviteti u zhvillua në një format interaktiv, duke përfshirë sesionin hapës, prezantimin e gjetjeve paraprake mbi barrierat e sipërmarrjes së grave, diskutimin plenar dhe punën në grupe sipas sektorëve kryesorë.
Në fjalën e saj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e fuqizimit të sipërmarrjes së grave dhe nënvizoi angazhimin e Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në mbështetjen e bizneseve me sipërmarrëse gra, përmes skemave financiare, aksesit në tregje dhe programeve të zhvillimit.
Gjatë diskutimeve, znj. Sara Zotaj, përgjegjëse e sektorit Lead dhe Aftercare në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), theksoi rolin e institucionit në mbështetjen e sipërmarrjes përmes skemave të granteve—ku rreth 40% e përfituesve janë gra—si dhe në ndërkombëtarizimin e bizneseve dhe rritjen e aksesit në financë dhe informacion. Ajo nënvizoi se mbështetja e sipërmarrjes së grave është jo vetëm çështje barazie, por një domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit.
BACK TO NEWS