Drejtor Ekzekutiv i AIDA-s, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Shqipëri

Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA-s, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, z. Iskander Aisariyev.
Gjatë takimit, u diskutua mbi mundësitë për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në nxitjen e investimeve dhe promovimin e sektorëve me potencial të lartë. Të dy palët shprehën angazhimin për të eksploruar projekte të përbashkëta që mund të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Kazakistanit.
BACK TO NEWS