Drejtoresha Ekzekutive e AIDA, znj. Laura Saro, priti në AIDA Sh.T.Z. Jakob Stunf, Ambasador i Sllovenisë në Shqipëri.
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA, znj. Laura Saro, priti në AIDA Sh.T.Z. Jakob Stunf, Ambasador i Sllovenisë në Shqipëri.
Takimi kishte si qëllim prezantimin dhe diskutimin e potencialeve të dy vendeve si destinacione investimesh, si dhe prezantimin e sektorëve kyç ekonomik të dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë dhe lehtësimin e shkëmbimeve tregtare, duke ndikuar në fuqizimin e biznesit vendas përmes bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Ky bashkëpunim synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe të forcojë lidhjet mes Shqipërisë dhe Sllovenisë.