Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s Znj. Laura Plaku (Saro), mirëpriti në një takim kortezie Zv/Ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë

Sot, Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s Znj. Laura Plaku (Saro), mirëpriti në një takim kortezie Zv/Ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, Sekretar i Parë për Çështjet Politike Z. Adnan Alghunaim.

Gjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet e mira ekonomike mes dy vendeve, mundësitë për nxitjen e investimeve të huaja, si edhe vijimin e lehtësimit të shkëmbimeve tregtare, duke ndikuar në fuqizimin e bizneseve dypalëshe.

Në përfundim, palët dakordësuan për të forcuar bashkëpunimin në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen e investimeve të Kuvajtit në Shqipëri.

BACK TO NEWS