Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro), mori pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Investimeve, ku u diskutua mbi “Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026”.
Më datë 15 Dhjetor 2023, Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro), mori pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Investimeve, ku u diskutua mbi “Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026”.
Konsultimi i këtij dokumenti me përfaqësuesit e biznesit, sa i përket reformave të planifikuara është me rëndësi dhe krijon baza të qëndrueshme për arritjen e objektivave.
Programi i Reformave Ekonomike merr rëndësi të posaçme edhe në kuadër të Planit të Rritjes të prezantuar nga Komisioni Evropian, ku parashikohet një mbështetje financiare në masën 6 miliardë Euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, synohet zgjerimi i mëtejshëm i Këshillit të Investimeve, si një platformë shumë e mirë diskutimi dhe dialogu në formatin tripalësh, me pjesëmarrjen e institucioneve shtetërore, përfaqësuesve të biznesit dhe aktorëve e partnerëve ndërkombëtare.