Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Saro, mirëpriti në një takim Ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Sh.S.Znj. Kato Kikuko
Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Saro, mirëpriti në një takim Ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Sh.S.Znj. Kato Kikuko. Takimi kishte si qëllim njohjen me rolin e AIDA-s në mbështetjen që ofron për investitorët e huaj.
Gjatë takimit u diskutua mbi organizimin e eventeve të përbashkëta për njohjen e kompanive japoneze me mundësitë që ofron Shqipëria për investime dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet palëve.
Në përfundim të takimit, palët dakordësuan për nënshkrimin e një memorandumi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta në vijim.