Drejtori Ekzekutiv i AIDA, znj. Laura Saro, së bashku me stafin e Drejtorisë së IHD-ve, Partneritetit dhe Kërkimit, mirëpriti sot përfaqësuesit e kompanisë Uklon.
Drejtori Ekzekutiv i AIDA, znj. Laura Saro, së bashku me stafin e Drejtorisë së IHD-ve, Partneritetit dhe Kërkimit, mirëpriti sot përfaqësuesit e kompanisë Uklon.
Uklon është një kompani ukrainase që operon në sektorin e teknologjisë së informacionit, e specializuar në shërbimet e transportit me kërkesë (ride-hailing). Që prej vitit 2023, Uklon operon edhe në Tashkent, Uzbekistan.
Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e Uklon prezantuan modelin e tyre të biznesit dhe planet për zgjerim në Shqipëri. Përfaqësuesit e AIDA-s informuan kompaninë mbi klimën e investimeve në Shqipëri dhe mundësitë për rritje.
AIDA do të vijojë komunikimin me Uklon dhe të mbështesë investitorët e huaj në eksplorimin e mundësive që ofron Shqipëria, duke përforcuar angazhimin e saj për tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e ekosistemit të biznesit në vend.
![🇦🇱](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t42/1/16/1f1e6_1f1f1.png)
![🤝](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t64/1/16/1f91d.png)
![🇺🇦](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tf2/1/16/1f1fa_1f1e6.png)
![](https://aida.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476601316_18076493974636157_4601832830766820385_n.jpg)
![](https://aida.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476293452_18076494070636157_417575773517073297_n.jpg)
![](https://aida.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476382559_18076494082636157_4552258147802049394_n.jpg)
![](https://aida.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476453585_18076494094636157_7302424647430412590_n.jpg)
![](https://aida.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476423397_18076494103636157_3580547618636884770_n.jpg)