‘E dua shqip’, fushata më e re promovuese e AIDAs në mbështetje të bizneseve shqiptare dhe produkteve ‘Made in Albania’

‘E dua shqip’ është fushata më e re promovuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në mbështetje të bizneseve shqiptare dhe produkteve ‘Made in Albania’.

Qëllimi ynë është që të njohim, zgjedhim dhe duam çdo ditë produktet shqiptare.

T’i japim jetë artizanatit, produkteve autentike dhe unike duke berë bashkë çdo copëz që formon historinë e Shqipërisë me vlera.

Kjo nismë synon të krijojë një katalog sa më të plotë dhe gjithëpërfshirës.

Nëse jeni një biznes apo artizan, prodhoni të mira nga duart tuaja, doni t’i prezantoni dhe t’i ktheni në një “atraksion turistik” për vendin e origjinës, na dërgoni një përshkrim dhe një foto të produktit.

Rrënjët janë të rëndësishme.

Kjo nismë kërkon bashkëpunim, besim dhe interes, prandaj nëse interesoheni të jeni pjesë e kësaj fushate, na kontaktoni në info@aida.gov.al ose në numrin e telefonit 04 225 1001.

BACK TO NEWS