Edicioni i 7-të i China International Import Expo (CIIE) 

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju informon se do të zhvillohet edicioni i 7-të i China International Import Expo (CIIE), Shangai, Kinë, në datat 5-10 nëntor 2024.
China International Import Expo (CIIE) është një event i përvitshëm, që  është shëndërruar në një model të zhvillimit të Kinës, një platformë e standartit të lartë dhe një e mirë publike për të gjithë botën. Ky event përfshin Ekspozita të Shteteve, Ekspozita të Bizneseve, Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Hongqiao, aktivitete të specializuara mbështetëse dhe aktivitete të shkëmbimit kulturor. Ekspozita e Bizneseve është një platformë për ndërmarrjet jashtë shtetit për të promovuar mallrat, teknologjitë dhe shërbimet, duke lehtësuar kështu shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërmjet eksportuesve dhe blerësve botërorë.
Në këtë edicionin të CIIE, do të jenë tetë zona ekspozitash që përfshijnë: Produkte bujqësore dhe ushqimore, Industria Automobile, Industria Inteligjente, Teknologjia e Informacionit, Mallrat e konsumit, Pajisje Mjekësore, Produkte të Kujdesit Shëndetësor, Shërbime dhe Seksioni Special i Inkubacionit të Inovacionit.
Nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë në CIIE, mund të regjistroheni duke ndjekur link: https://www.ciie.org/exhibition/f/book/register?locale=en
Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare https://www.ciie.org/zbh/en/ ose kontaktoni në adresën e email-it: exhibition@ciie.org
BACK TO NEWS