Ekonomia shqiptare vijon të forcohet
Ekonomia shqiptare vijon të forcohet
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody’s” ka rishikuar vlerësimin e saj, duke vlerësuar me rritje perspektivën e Shqipërisë nga “B1– me perspektivë pozitive” në “Ba3 – e qëndrueshme”.
Moody’s parashikon një rritje të qëndrueshme ekonomike në periudhën afatmesme, të nxitur nga financimet e Bashkimit Evropian dhe zbatimi i reformave përkatëse.
Investimet e huaja direkte, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe energjisë, pritet të luajnë një rol kyç, ndërsa transformimet sektoriale synojnë të nxisin produktivitetin.
Këto ndryshime pritet të përmirësojnë ekonominë duke zhvendosur fuqinë punëtore nga bujqësia drejt sektorëve më produktivë, si turizmi. Për më tepër, një rritje e qëndrueshme e pjesëmarrjes në tregun e punës do të zbusë sfidat demografike të popullsisë.
Ky është tregues i punës së vazhdueshme për përmirësimin në vijimësi të klimës së të bërit biznes në Shqipëri!