Energji, ide dhe njohuri të reja – kështu u mbyll dita e parë e trajnimit për “Kërkim & Analizë”!
Energji, ide dhe njohuri të reja – kështu u mbyll dita e parë e trajnimit për “Kërkim & Analizë”!
Pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e analizës së tregut, klasifikimin dhe origjinën e mallrave, si dhe bazën e të dhënave ITC për gjetjen e mundësive të reja të eksportit. Diskutimet dhe shembujt praktikë e bënë sesionin edhe më interaktiv dhe të vlefshëm për bizneset shqiptare.
Ditën e dytë, fokusi do të jetë në gatishmërinë për eksport dhe strategjitë për zgjerimin në tregje të reja.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre dhe ju presim në ditën e dytë!