Forumi i Biznesit Shqipëri-Turqi

U zhvillua online Forumi i Biznesit Shqipëri-Turqi, në kuadër të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.

Eventi u organizua nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Union of Chambers and Commodity Exchanges of Turkey.

Forumi pati pjesëmarrjen e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, Ministrit turk të Tregtisë, z. Ruhsar Pekcan, Ambasadorit të Turqisë në Shqipëri, z. Murat Yörük dhe Ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, z. Kastriot Robo.

Drejtoresha e Investimeve, në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, znj. Mileva Meksi bëri një prezantim mbi klimën pozitive të investimeve në Shqipëri, raportet tregtare mes dy vendeve, sektorët strategjikë dhe incentivat që shteti shqiptar ofron për investimet e huaja direkte.

Znj. Meksi vlerësoi bashkëpunimin mes shteteve, si edhe mundësitë tregtare dhe investimet dypalëshe.

Takimi u mbyll me synimin e përbashkët për të vazhduar dhe rritur më tej bashkëpunimin ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Turqisë.

KTHEHU TEK EVENTET