Forumi i Biznesit Shqipëri – Arabia Saudite

Më datë 1 mars 2024, u zhvillua Forumi i Biznesit Shqipëri – Arabia Saudite, për të thelluar bashkëpunimin, tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri, si edhe krijuar një klimë të favorshme për biznesin.

Pjesë e panelit folës ishin përfaqësues të delegacionit të palës së Arabisë Saudite dhe përfaqësues të Qeverisë Shqiptare, Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës Z. Blendi Gonxhja, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Anila Denaj, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro), Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Znj. Ines Muçostepa dhe përfaqësues të bizneseve të dy vendeve.

Në fjalën e saj Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro), përshëndeti partnerët nga Arabia Saudite dhe të pranishmit, duke theksuar se ky forum ēshtë një pikënisje e një rrugëtimi të gjatë bashkëpunues dhe reflekton mbështetjen dhe vëmendjen e Qeverisë Shqiptare, ndaj investitorëve të huaj dhe vendas.

Znj. Saro vuri theksin në arsyet përse duhet të investohet në Shqipëri, mundësitë që ofrojnë sektorët potencial të vendit tonë, prezantoi projekt fisha konkrete investimi në disa sektorë, si dhe shprehu ndihmën dhe gadishmërinë e AIDA-s, në çdo hap investimi.

Forumi u përmbyll me takimet B2B ndërmjet bizneseve të Arabisë Saudite dhe atyre shqiptare, duke krijuar kontaktin e parë për nisjen e partneriteteve reciproke.

KTHEHU TEK EVENTET