Zhvillohet në Tiranë Asambleja e Shoqatës së Dhomave Ballkanike, AIDA rol aktiv në këtë aktivitet
U zhvillua dje në Tiranë Asambleja e Shoqatës së Dhomave Ballkanike (ABC) nën organizimin e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Në Asamblenë ABC u përfaqësuan 9 shtete, përfshirë Shqiperinë, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe Turqia.
Sesioni plenar u hap nga Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj, e cila theksoi se bashkëpunimi është emëruesi i përbashkët për të avancuar ekonomitë e rajonit të Ballkanit dhe për të lehtësuar marrëdhëniet mes shteteve.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), u bë pjesë e këtij aktiviteti duke i dhënë të pranishmëve gjithë informacionin mbi klimën e investimeve në vend. Znj. Mileva Meksi, Drejtore e Investimeve në AIDA prezantoi mundësitë për zhvilimin e investimeve vendase dhe të huaja, potencialin ekonomik që ofron Shqipëria për investitorët dhe matricën e bashkëpunimit rajonal në kuadër të MAP REA.
Temat e tjera të prekura në këtë asamble ishin: edukimi i përbashkët, dixhitalizimi i shërbimeve të dhomave të tregëtisë dhe bashkëpunimi i mëtejshëm i anëtarëve të Asamblesë ABC.