Eventi ZAN’ART, dëshmoi se artizanati shqiptar mund dhe duhet të kthehet në një burim të qëndrueshëm zhvillimi ekonomik.

🎊Eventi ZAN’ART, dëshmoi se artizanati shqiptar mund dhe duhet të kthehet në një burim të qëndrueshëm zhvillimi ekonomik.
Rreth 40 artizanë nga e gjithë Shqipëria sollën mjeshtërinë e tyre në një ekspozitë ku u ndërthur tradita me kreativitetin bashkëkohor. Nga poçeria e punuar me dorë që pasqyron teknika të trashëguara brez pas brezi, te filigrani delikat në argjend që shndërrohet në vepra arti, nga qëndisjet tradicionale që ruajnë simbolet dhe ngjyrat e krahinave shqiptare, te punimet unike në dru dhe qelq, gjithçka u prezantua me dinjitet dhe vlerë. Nuk munguan as produktet artizanale nga lesh, lëkurë dhe tekstil, si dhe punime kreative “Made in Albania”🇦🇱
✨Ky event është vetëm fillimi i një rruge që synon të kthejë trashëgiminë kulturore në një motor të gjallë të ekonomisë sonë.
BACK TO NEWS