
Në vijim të fushatës After Care për mbështetjen e sektorit ICT/BPO, AIDA, në bashkëpunim me ABSL Albania, zhvilloi një takim me kompaninë TOK Digital.

TOK Digital ka nisur aktivitetin e saj në fushën e programimit dhe e-commerce, për t’u zhvilluar më tej si një agjenci e specializuar në design, branding, komunikim dhe marketing. Me projekte të realizuara brenda dhe jashtë vendit, kompania ka krijuar bashkëpunime të qëndrueshme me partnerë në Europë dhe SHBA.
Përmes kësaj vizite, u hapën diskutime mbi mundësitë konkrete për bashkëpunim dhe përforcimin e rolit të institucioneve në zhvillimin e sektorit ICT/BPO.