Eventi “ZAN’ART” u zhvillua ditën e sotme, si një platformë e rëndësishme për promovimin dhe mbështetjen e artizanatit shqiptar.

✨️ Eventi “ZAN’ART” u zhvillua ditën e sotme, si një platformë e rëndësishme për promovimin dhe mbështetjen e artizanatit shqiptar.
🔸️ Në fjalën e saj, Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA-s, theksoi se artizanati është dëshmia më e gjallë e lidhjes me rrënjët tona kombëtare dhe bëri thirrje për bashkëpunim mes institucioneve, artizanëve dhe partnerëve për të mbështetur këtë sektor me vlera të mëdha identitare.
🔸️ Ministri Blendi Gonxhja e cilësoi artizanatin si një prioritet strategjik, duke theksuar se ky është vetëm fillimi i një rruge që synon të kthejë trashëgiminë kulturore në një motor të gjallë të ekonomisë sonë.
🔸️ Afërdita Onuzi, eksperte e trashëgimisë kulturore, nënvizoi rëndësinë e artizanatit si dokument i gjallë i qytetërimeve të hershme dhe lidhjeve kulturore e tregtare ndër shekuj.
👉 ZAN’ART u kthye në një hap konkret drejt njohjes së artizanatit jo vetëm si pjesë e trashëgimisë, por edhe si një potencial real për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit.
BACK TO NEWS