“Food & Drink Expo 2023″

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), më datat 23-25 maj 2023, do të organizojë pjesëmarrjen e dhjetë kompanive shqiptare në panairin kombëtar “Food & Drink Expo 2023″.

Pjesëmarrja e AIDA-s në panair me stendën nën logon “Made in Albania”, synon promovimin e produkteve shqiptare dhe mbështetjen e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), për rritjen e konkurrueshmërisë dhe daljen e tyre në eksport.

Stendës së AIDA-s i bashkohen kompanitë: Vaj Ulliri Valmi, Djathë Veleçiku, HidroFarm, Subashi Olive Oil, Luga e Argjendtë, Prodhime Tradicionale Pogradeci, Birraria e Gjyshit, Di Pro Bio, Nëna Dashuri, Ferma Arion Gorka.

BACK TO NEWS