Ftesë për pjesëmarrje në ekspozitën BEYOND 2025

✨Ftesë për pjesëmarrje në ekspozitën BEYOND 2025
Bëhuni pjesë e udhëtimit dhe lini gjurmët tuaja në ekspozitën më të madhe të teknologjisë në Greqi- BEYOND 2025
🔷Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju informon se BEYOND 2025 do të mbahet nga data 4 prill deri më 6 prill 2025, në Qendrën e Ekspozitave dhe Konferencave të Athinës, Metropolitan Expo.
BEYOND 2025 është një ekspozitë ndërkombëtare e teknologjisë dixhitale dhe inovacionit që këtë vit zhvillohet në Athens Metropolitan Expo. Qëllimi kryesor është të promovojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive dhe ideve midis pjesëmarrësve dhe të nxisi zhvillimin e teknologjive inovative dhe mundësive të biznesit.
👉🏻Ekspozita BEYOND 2025 e projektuar sipas standardeve më të larta do të fokusohet në përballjen me realitetet praktike të inteligjencës artificiale (AI) që po integrohet në aspekte të ndryshme të shoqërisë.
Një program i pasur me takime B2B & B2G, tryeza të rrumbullakëta, evente anësore, prezantime, seminare, si dhe mundësitë e shquara të rrjetëzimit që ofrojnë mundësi të shumta për rritje, rrjetëzim dhe bashkëpunim.
Mundësi e re për të siguruar një të ardhme të qendrueshme!
BACK TO NEWS