Ftesë për pjesëmarrje në ekspozitën BEYOND 2025

Bëhuni pjesë e udhëtimit dhe lini gjurmët tuaja në ekspozitën më të madhe të teknologjisë në Greqi- BEYOND 2025

BEYOND 2025 është një ekspozitë ndërkombëtare e teknologjisë dixhitale dhe inovacionit që këtë vit zhvillohet në Athens Metropolitan Expo. Qëllimi kryesor është të promovojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive dhe ideve midis pjesëmarrësve dhe të nxisi zhvillimin e teknologjive inovative dhe mundësive të biznesit.

Një program i pasur me takime B2B & B2G, tryeza të rrumbullakëta, evente anësore, prezantime, seminare, si dhe mundësitë e shquara të rrjetëzimit që ofrojnë mundësi të shumta për rritje, rrjetëzim dhe bashkëpunim.
Mundësi e re për të siguruar një të ardhme të qendrueshme!
Për më shumë: https://www.beyond-expo.gr/