Ftesë për pjesëmarrje në panairin A+A 2025, 4-7 Nëntor 2025
Ftesë për pjesëmarrje në panairin A+A 2025, 4-7 Nëntor 2025
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) po planifikon pjesëmarrjen me stendën e Shqipërisë për herë të dytë në një nga panairet më të rëndësishëm ndërkombëtar për sigurinë dhe shëndetin në punë, A+A 2025, i cili do të zhvillohet në Düsseldorf, Gjermani, në datat 4-7 Nëntor 2025.
Kriteret kryesore të pjesëmarrjes si ekspozitor:
· Të jenë kompani të regjistruara dhe aktive në fushën e prodhimit të veshjeve të punës, veshjeve mbrojtëse, uniformave dhe veshjeve speciale, etj., duke përfshirë edhe prodhuesit e këpucëve.
· Të mbulojnë kostot e udhëtimit dhe tarifën e shpenzimeve për marketingun dhe promovimin e kompanisë në mediat e panairit në vlerën 850 euro.
· Të marrin pjesë aktive në fazën përgatitore, në bashkëpunim me ekspertë të huaj të mundësuar nga programi SIPPO.
· Përfaqësuesit e kompanisë të jenë njohës të gjuhës angleze dhe/ose gjermane.
AIDA fton të gjitha kompanitë që plotësojnë kriteret, të dërgojnë shprehjen e interesit, së bashku me profilin e kompanisë të plotësuar sipas formatit link, në adresën e emailit info@aida.gov.al deri në datën 17.02.2025.