Ftesë për pjesëmarrje në panairin BIOFACH, në datat 11-14 Shkurt 2025, Nuremberg, Gjermani
Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), po planifikon pjesëmarrjen me stendë të Shqipërisë në një nga panairet më të mëdhenj të ushqimit organik dhe bimëve aromatike dhe medicinale, BIOFACH 2025, i cili do të zhvillohet në Nuremberg, Gjermani, në datat 11-14 Shkurt 2025.
Stenda shqiptare do të përfaqësohet nga një numër i limituar kompanish, të cilat duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
-
Të zotërojnë Certifikatë Produktesh Organike sipas standartit të BE-së, EEC 834/2007, ose ekuivalente;Për më shumë informacion, mbi certifikimet organike, klikoni në linkun: https://www.ifoam.bio/our-work/how/standards-certification/organic-guarantee-system/ifoam-family-standards;
- Të mbulojnë kostot dhe shpenzimet e marketingut për promovimin e kompanisë në mediat e panairit në vlerën 879 euro;
- Përfaqësues/it e kompanisë të jenë njohës të gjuhës angleze dhe/ose gjermane;
- Kriter preferencial: Inkurajohen të aplikojnë, të gjitha kompanitë që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë në panairin Biofach dhe ato që prodhojnë produkte me vlerë të shtuar ose përfundimtare.
AIDA, fton të gjitha kompanitë që kanë interes për të marrë pjesë në panair dhe që plotësojnë kriteret e mësipërme, të dërgojnë të plotësuar formularin e profilit të kompanisë që gjeni në këtë LINK, duke e dërguar në adresën e emailit info@aida.gov.al brenda datës 07.06.2024.
Për më shumë informacion mund të vizitoni edhe faqen zyrtare të panairit: https://www.biofach.de/en/exhibit/book-your-stand