Ftesë për Pjesëmarrje në Panairin e Bizneseve Shqiptare – 26 Prill 2025, Austri

Ftesë për Pjesëmarrje në Panairin e Bizneseve Shqiptare – 26 Prill 2025, Austri
✨️ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju informon se, për të pestën herë, në Austri do të organizohet panairi i bizneseve të themeluara nga komuniteti shqiptar, “Vjena 2025”. Ky panair përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të promovuar dhe prezantuar bizneset shqiptare në një nga tregjet më dinamike të Evropës.
🔸️ Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha, të cilat do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre.
🔸️ Pjesëmarrja juaj do të ishte një mundësi shumë e mirë për të kontribuar në promovimin e bizneseve shqiptare dhe për të eksploruar mundësi të reja zhvillimi në një treg të hapur dhe me potencial të gjerë.
🔗Për më shumë informacion rreth këtij panairi, ju ftojmë të vizitoni linkun: http://www.rrjeti.at/panairi/
BACK TO NEWS