Ftesë për pjesëmarrje në Panairin Online të Importit dhe Eksportit të Kinës “The 127th Canton Fair”
Zhvillohet në datat 15 – 24 Qershor 2020, Panairi Online i Importit dhe Eksportit të Kinës “The 127th Canton Fair”. Ky panair do të zhvillohet online, duke iu dhënë mundësinë të gjithë pjesëmarrësve për të promovuar produktet, shërbimet, si dhe për të krijuar lidhje biznesi dhe forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar.
Pjesëmarrja në panair do të jetë falas dhe sipërmarrësit do të kenë mundësinë e zhvillimit të takimeve B2B online.
Për t’u bërë pjesë e panairit online “The 127th Canton Fair” dhe për më shumë informacion vizitoni: http://www.cantonfair.org.cn/en/index.aspx
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Tiranë, 02.06.2020