Ftesë për pjesëmarrje në webinarin ”Industria Tekstile në Shqipëri dhe dinamikat gjatë dhe pas COVID-19

Ftesë për pjesëmarrje në webinarin ”Industria Tekstile në Shqipëri dhe dinamikat gjatë dhe pas COVID-19”, datë 21 Maj 2020, ora 15:00

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me partnerin Expocity Albania organizon webinarin me temë ”Industria Tekstile në Shqipëri dhe dinamikat gjatë dhe pas COVID-19”.

Webinari do të jetë i organizuar në katër tematika dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me informacionet si më poshtë:

Situata e prodhimit të tekstileve dhe veshjeve mjekësore gjatë pandemisë COVID-19 në Shqipëri;

Industria tekstile në tregjet europiane gjatë pandemisë dhe ndikimi i saj në zhvendosjen e prodhimit nga vendet aziatike ne Europë;

Paketat e mbështetjes për sektorin e tekstileve gjatë COVID-19 dhe pas përfundimit të kësaj periudhe pandemie;

Pyetje/Përgjigje.

Për t’u regjistruar dhe për të marr pjesë në webinar, ju lutem aksesoni linkun si më poshtë: https://us02web.zoom.us/…/register/WN_5hYCgoVERO-PJSd69KEOkg

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Tiranë, 15.05.2020

BACK TO NEWS