Ftesë për pjesëmarrje në World Halal Summit & Halal Expo 2026
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton kompanitë shqiptare të bëhen pjesë e një prej eventeve më të rëndësishme globale për industrinë Halal, që do të zhvillohet në datat 25–28 Nëntor 2026 në Stamboll, Turqi, nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Turqisë, SH.T.Z. Rexhep Tajip Erdogan.
Në kuadër të World Halal Summit & Halal Expo, kompani nga e gjithë bota mblidhen për të prezantuar produktet e tyre, për të krijuar partneritete strategjike dhe për të zgjeruar praninë në tregjet ndërkombëtare.
• Ekspozim ndërkombëtar për produktet shqiptare
• Lidhje direkte me partnerë dhe blerës të rinj
• Mundësi për rritje eksportesh
• Pozicionim në një nga tregjet më dinamike në botë
AIDA inkurajon kompanitë eksportuese dhe potencialisht eksportuese shqiptare, si dhe organizatat e biznesit, të konsiderojnë pjesëmarrjen në këtë event me impakt të lartë.
World Halal Summit & Halal Expo 2026

