Fushata AIDA / AIC × Bashkitë nis në Durrës, me interes të lartë nga bizneset
Fushata AIDA / AIC × Bashkitë nis në Durrës, me interes të lartë nga bizneset
Interesi i lartë dhe diskutimi aktiv i bizneseve shënuan takimin e parë të nismës AIDA / AIC × Bashkitë, duke dëshmuar nevojën për një dialog të drejtpërdrejtë me institucionet.
Tryeza në Durrës bëri bashkë përfaqësues të pushtetit vendor, AIDA-s, AIC-së, Drejtorisë së Doganës, Drejtorisë së Tatimeve, Zyrës së Punës dhe Autoritetit Portual Durrës, për të dëgjuar problematikat, propozimet dhe nevojat konkrete të sipërmarrjeve.
Krahas njohjes me shërbimet dhe programet e AIDA-s dhe AIC-së, bizneset patën mundësinë të adresonin drejtpërdrejt çështjet që ndikojnë në aktivitetin dhe zhvillimin e tyre. Prania e institucioneve në të njëjtën tryezë krijoi hapësirë për përgjigje, orientim dhe identifikimin e çështjeve që kërkojnë ndjekje të përbashkët.
Nisma synon të shtrihet në 10 bashkitë e vendit, duke afruar mbështetjen institucionale me bizneset dhe duke sjellë në vëmendje nevojat specifike të çdo territori.

