FUSHATA AIDA x AIC x BASHKITË VJEN NË ELBASAN

FUSHATA AIDA x AIC x BASHKITË VJEN NË ELBASAN📍
Fushata kombëtare vazhdon me takimin e radhës në Elbasan, ku bizneset do të kenë mundësi të njihen nga afër me shërbimet dhe mundësitë që AIDA dhe AIC sjellin për zhvillimin e sipërmarrjes.
📅 19 Nëntor 2026
📍 Salla Multifunksionale, kati IV, Bashkia Elbasan
🕛 09:30
Takimi do të hapet nga Kryetari i Bashkisë Elbasan, Z. Gledian Llatja, dhe do të vijojë me prezantimin e objektivave institucionale nga drejtueset ekzekutive të AIC-së dhe AIDA-s, Znj. Elira Kokona dhe Znj. Laura Plaku (Saro). Në mbyllje, bizneset do të kenë mundësi të ndajnë nevojat, sfidat dhe idetë e tyre për rritjen, financimin, eksportin dhe zhvillimin në nivel lokal e ndërkombëtar, në një diskutim të hapur me institucionet.
Ejani, ndani nevojat tuaja dhe merrni orientim të drejtpërdrejtë nga institucionet.
BACK TO NEWS