FUSHATA KOMBËTARE “AIDA, AIC DHE BASHKITË”
FUSHATA KOMBËTARE “AIDA, AIC DHE BASHKITË”
Gjatë këtyre takimeve, bizneset do të njihen me programet e mbështetjes së AIDA-s, mundësitë e financimit, promovimin e eksporteve dhe shërbimet që ndihmojnë rritjen e konkurrueshmërisë. Njëkohësisht, do të prezantohen edhe mundësitë që ofron AIC për zhvillimin e investimeve përmes transformimit të aseteve publike, rigjallërimit të hapësirave urbane dhe nxitjes së partneriteteve me sektorin privat.
Një nismë që afron institucionet me biznesin dhe krijon më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik të çdo bashkie.
Na ndiqni për të mesuar datën dhe vendndodhjen e takimit në qytetin tuaj!


