Hapet Panairi i 136-të i Kantonit më 15 Tetor: Dritarja Kryesore e Tregtisë së Jashtme të Kinës 

Hapet Panairi i 136-të i Kantonit më 15 Tetor: Dritarja Kryesore e Tregtisë së Jashtme të Kinës
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju informon se në datën 15 Tetor, do të hapet Panairi i 136-të i Kantonit, i njohur ndryshe si Panairi i Importit dhe Eksportit të Kinës.
Ky event madhor është një nga ngjarjet më të rëndësishme të tregtisë së jashtme për Kinën, duke ofruar një mundësi të veçantë për lidhje dhe bashkëpunime tregtare ndërkombëtare. I vlerësuar si “Panairi Nr. 1 i Kinës”, ai ofron një platformë të pasur për prezantimin e produkteve të shumta nga të gjitha industritë dhe është një tregues i përkushtimit të Kinës për t’u hapur ndaj tregjeve globale.
Me pjesëmarrës nga mbarë bota, Panairi i Kantonit vazhdon të luajë një rol vendimtar në nxitjen e eksportit, promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zgjerimin e mundësive për investitorë e importues nga çdo vend.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të panairit: LINK   dhe për t’u regjistruar ndiqni link: Regjistrohu
BACK TO NEWS