Ide dhe Teknologji inovative vs Covid-19 dhe më gjerë
Një thirrje globale për vendet në zhvillim
Thirrja ka për qëllim identifikimin e “Ideve dhe Teknologjive Inovative kundër COVID-19 e më gjerë”, për të përballuar ndikimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të COVID-19 në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në tranzicion. Nisma, promovohet nga UNIDO – Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial’.
Prioritet do t’i jepet 4 kategorive strategjike në vijim:
• Urgjencë shëndetësore (Telemjekësia, Bioteknologjia etj.);
• Energjia dhe Mjedisi (Menaxhimi dhe riciklimi i mbetjeve mjekësore, energjia e rinovueshme për kujdesin shëndetësor, menaxhimi i ujit);
• Ushqimi dhe Bujqësia (Agrobujqesia, logjistika dhe shpërndarja e zgjuar e ushqimit, Bujqësia Urbane, ekosistemet përfshirëse të tregut vendor);
• Industritë dhe Infrastruktura elastike (Prodhimi i pajisjeve mbrojtëse dhe mjekësore, laboratorët e fabrikimit).
Propozimi mund të paraqitet nga: Kompanitë mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha; Startups; Qendrat kërkimore, inkubatorët, zyrat e transferimit të teknologjisë, Partneritetet Publiko-Private; Shoqatat, OJQ-të, fondacionet private.
Aplikimet pranohen deri në 30 qershor 2020 në linkun vijues: https://form.jotform.com/201414204366040
Për më shumë informacion klikoni në:https://www.unido.org/global-call-itpos
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Tiranë, 19.06.2020