IHD në Shqipëri shënojnë rekord të ri për vitin 2023

Investimevet e Huaja Direkte në Shqipëri kanë arritur vlerën më të lartë të fluksit hyrës në vitin 2023, duke tejkaluar rekordin e vendosur në vitin e shkuar.
Fluksi i IHD-ve për vitin 2023 arriti vlerën e afro 1.5 miliard euro, duke u rritur me 9%, krahasuar me një vit më parë.
Ky fluks hyrës kryesohet nga Hollanda që zë 20% të fluksit të përgjithshëm, e ndjekur nga Italia me 14 % dhe Turqia me 12 %.
Sektorët me kontributin më të lartë janë Aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 22%, Industria nxjerrëse me 18% dhe Aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 16%.
BACK TO NEWS