Inventari i nxitësve të investimeve në Shqipëri
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, për t’i ardhur në ndihmë palëve të interesit, ka hartuar një inventar të nxitësve të investimeve në vendin tonë.
Në këtë përmbledhje do të gjeni informacion me të gjitha incentivat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në mbështetje të biznesit vendas dhe të huaj dhe në nxitjen e investimeve në Shqipëri.
Disa nga këto incentiva të mbështetura dhe me një shembull ilustrues janë: Përfitimi i tokës nëpërmjet “Kontratës simbolike 1 Euro”, Zonat e Zhvillimit Teknologjik dhe Ekonomik-TEDA, Ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për aktivitetet e agroturizmit, Reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për shërbimet e reklamimit nga media audiovizive, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) e reduktuar për furnizimin me libra, Ulja e Taksës mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për Automjetet e Mëdha Elektrike, Përjashtimi nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar(TVSH) për makineri bujqësore, Përjashtimi nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për inputet bujqësore dhe veterinare, Përjashtimi nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për Importet Farmaceutike për Prodhimin e Barnave ne Vend, Përjashtimi nga Taksat e Vlerës së Shtuar (TVSH), për përpunimin e mallrave, Reduktimi i taksës mbi fitimit për veprimtaritë e prodhim zhvillimit të software, Ulje Takses së fitimit për Prodhuesit Bujqësorë, Taksë e ulët fitimi për aktivitetet “Agroturizëm”, etj.
Për t’u njohur me të gjithë inventarin e nxitësve të investimeve në Shqipëri, vizitoni linkun në vijim:Link