Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri arrijnë vlerën më të lartë të fluksit hyrës në tremujorin e parë të vitit 2023.

Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri arrijnë vlerën më të lartë të fluksit hyrës në tremujorin e parë të vitit 2023.

Fluksi i IHD-ve për periudhën Janar-Mars 2023 arriti vlerën 308 milion euro, duke u rritur me 1.65%, krahasuar me një vit më parë. Kjo është vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë të vitit.

Ky fluks hyrës kryesohet nga Hollanda që zë 20.1% të fluksit të përgjithshëm, e ndjekur nga Italia me 13.9 %, Turqia me 11.4 % dhe Austria me 7.5%.

Sektorët me kontributin më të lartë janë Industria nxjerrëse me 22.1%, Aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 18.8%, Aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 15.9% dhe Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë me 11.4 %.

Burimi: Banka e Shqipërisë

BACK TO NEWS