Home » Investimet në Shqipëri » IHD
Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, trendi i IHD-ve në terma të fluksit, vijon si më poshtë:
VITI | 2020 | 2021 | 2022 | 2023 | 2024 | 9M 2025 |
FLUKSI (mln EURO) | 937 | 1,033 | 1,372 | 1,499 | 1,580 | 1,208 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Për periudhën Janar – Shtator 2025 (T1+T2+T3), indikatori i fluksit shënon vlerën afro € 1,21 miliardë, niveli më i lartë historik për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re një rritje me € 51 milionë.

Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
FLUKSI SIPAS SHTETEVE
Për nëntëmujorin e parë të vitit 2025, fluksi i investimeve të huaja direkte në vend është kryesuar nga Kosova, e cila ka përfaqësuar rreth 12.7% të
totalit. Në vijim renditen Italia me 11.3%, Holanda me 10.8%, si dhe Turqia dhe Austria me përkatësisht 10.6% dhe 8.6% të fluksit total të investimeve.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse të fluksit për 9M 2025 sipas shteteve kryesore:
SHTETI | FLUKSI 9M 2025 (mln EUR) |
Kosovë | 153 |
Itali | 137 |
Holandë | 130 |
Turqi | 128 |
Austri | 104 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025, burimi kryesor i hyrjeve të fluksit të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) ka qenë Sektori i aktiviteteve të pasurive të paluajtshme, i cili ka përfaqësuar 33.3% të totalit.
Kontribute të rëndësishme në flukset e IHD-ve kanë dhënë gjithashtu:
· Aktivitetet financiare dhe të sigurimit – 18.1%,
· Industria nxjerrëse – 11.1%,
· Tregtia me shumicë dhe pakicë – 11%.
· Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë – 7.6%.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse të fluksit për 9M 2025 sipas aktiviteteve ekonomike kryesore:
AKTIVITETI EKONOMIK | VLERA E FLUKSIT (mln EURO) |
Aktivitete të pasurive të paluajtshme | 403 |
Aktivitete financiare dhe të sigurimit | 219 |
Industria nxjerrëse | 134 |
Tregtia me shumicë dhe pakicë | 132 |
Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë | 92 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, trendi i investimeve të huaja direkte (IHD) në terma të stokut, vijon si më poshtë:
VITI | 2020 | 2021 | 2022 | 2023 | 2024 | 9M 2025 |
STOKU (mln EURO) | 8,482 | 9,283 | 11,064 | 13,261 | 15,414 | 16,578 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Në fund të muajit Shtator 2025, indikatori i stokut shënon vlerën rreth € 16,6 miliardë, duke shënuar shifër rekord në stokun e investimeve të huaja direkte në vend. Krahasuar me fundin e periudhës T2 të vitit 2025, treguesi i stokut ka pësuar një rritje me 601 milionë Euro.

Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Në fund të Shtator 2025, stoku i
investimeve të huaja në vend është dominuar nga Hollanda e cila ka kontribuar me rreth 16.1% në stokun total, e ndjekur nga Zvicra me 14%, Kanadaja me 12.2%, Italia me 11.1% dhe Turqia me 8.2%.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse të stokut në fund të T3 2025 sipas shteteve kryesore:
SHTETI | VLERA (mln |
Hollandë | 2,681 |
Zvicër | 2,337 |
Kanada | 2,034 |
Itali | 1,842 |
Turqi | 1,354 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Në fund të Shtator 2025, burimi
kryesor i hyrjeve të stokut të IHD-ve ishte Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë që përfaqësonte afro 23% të stokut total. Sektorë të tjerë ekonomik me një kontribut të lartë në IHD në terma të stokut janë sektori i Industrisë nxjerrëse me 16.2%, Aktiviteteve të pasurive të paluajtshme me 15%, i Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit me 11.2%, i Informacionit dhe Komunikacionit me 9.5% dhe i Industrisë përpunuese me 9.1% ndaj totalit.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse
të stokut në fund të periudhës T3 2025 sipas aktiviteteve ekonomike kryesore:
AKTIVITETI EKONOMIK | VLERA E STOKUT SHTATOR 2025 (mln EURO) |
Energjia elektrike, gazi, | 3,801 |
Industria nxjerrëse | 2,694 |
Aktivitete të pasurive të | 2,475 |
Aktivitete financiare dhe të | 1,857 |
Informacioni dhe | 1,574 |
Industria përpunuese | 1,516 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori